image Kërcënimi me jetë që iu bë djalit të Isa Mustafës, flet policia

Kosovë

Siguri/ Kërcënimi me jetë që iu bë djalit të Isa Mustafës, flet policia

news image

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se do ta trajtojnë rastin e kanosjes me jetë ndaj Besnik Mustafës, djalit të ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës.

Lajmin e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës e posedon këtë informacion të publikuar në media dhe sipas deryrës zyrtare, në bashkëpunim dhe koordinim me organet kompetente do ta trajtojë”, thuhet në një përgjigje me shkrim për Gazetën Sinjali.

Besnik Mustafa ka bërë të ditur se është kërcënuar me ‘djegie për së gjalli’. Në mesazhin kërcënues që ka pranuar Mustafa thuhet ai do ta pësoj edhe më keq se babai i tij, duke iu referuar Isa Mustafës, teksa shan e fyen rëndë atë dhe familjen e tij.

Lidhur me këtë rast kanë reaguar figura të njohura publike.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, shkruan se ‘kërcënimi i familjeve është sulm ndaj vlerave më të rëndësishme që kemi si shoqëri’.

Ndërsa, njëri nga ish-themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi thotë se ‘në një vend ku dikush guxon të kërcënojë një familje kryeministrore, ai vend nuk është as normal, as i lirë’. /Gazeta Sinjali/