Gazeta Sinjali më herët ka raportuar për një burrë nga Gjakova që ka lajmëruar në polici se gruaja dhe pesë fëmijët e tij janë zhdukur dhe se nuk ka informacione për vendndodhjen e tyre.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka bërë të ditur se gruaja dhe pesë fëmijët janë lajmëruar nga Fushë Kosova por ende nuk janë dërguar në shtëpi.
“Gruaja me pesë fëmijët janë lajmëru vetë në polici nga Fushë Kosova, policia pritet të shkojë t’i merrë ata për t’i dërguar në shtëpi”, ka thënë ai.
I pyetur për gjendjen e tyre shëndetësore, Gjurkaj ka thënë se gruaja me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Gruaja dhe pesë fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Gjurkaj për Sinjalin. /GazetaSinjali/