image Burri nga Gjakova raporton në polici gruan dhe pesë fëmijët e zhdukur

Siguri

Burri nga Gjakova raporton në polici gruan dhe pesë fëmijët e zhdukur

news image

Një burrë nga Gjakova ka raportuar në polici se gruaja dhe pesë fëmijët e tij janë zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, burri kishte raportuar se që nga dita e enjte kur ishte kthyer në shtëpi nuk i kishte gjetur bashkëshorten dhe pesë fëmijët e tij në shtëpi.

Që nga ajo kohë ai nuk ka pasur kontakt me ta dhe nuk ka informacione për vendndodhjen e tyre, njofton Policia.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:00, në fshatin Pjetershan të komunës së Gjakovës./GazetaSinjali/