image Lajmërohet Dardan Molliqaj, i pakënaqur me rezultatet

Kosovë

Zgjedhje/ Lajmërohet Dardan Molliqaj, i pakënaqur me rezultatet

news image

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se jemi në pikën më të rëndësishme të procesit zgjedhor.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se procesi zgjedhor ka qenë i rregulltë, por nuk ka folur për rezultatin e partisë së tij.

“Asgjë nuk ka përfunduar sa i përket rezultateve. Tani jemi në pikën më të rëndësishme të procesit, duke e numëruar rezultatin e secilit subjekt. Asnjë rezultat nuk do të na lëkundë në përpjekjet tona për një Kosovë sovrane me demokraci, zhvillim dhe liri”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë:

Ju falenderoj për pjesëmarrjen kaq masive në këto zgjedhje. Përgjithësisht procesi ishte i rregullt, përkundër problemeve të vogla.

Falenderoj gjithë ata votues e mbështetës të koalicionit AAK/PSD, e në veçanti aktivistët, komisionerët dhe vëzhguesit që e kanë bartur barrën më të madhe të këtij procesi.

Asgjë nuk ka përfunduar sa i përket rezultateve. Tani jemi në pikën më të rëndësishme të procesit, duke e numëruar rezultatin e secilit subjekt. Asnjë rezultat nuk do të na lëkundë në përpjekjet tona për një Kosovë sovrane me demokraci, zhvillim dhe liri.

Nuk do të ndalemi së angazhuari, pa kompromis, për vlerat që i përfaqësojmë ne./Gazeta Sinjali/