image Lajm i mrekullueshëm nga Peja

Kosovë

Lajm i mrekullueshëm nga Peja

news image

Për dy ditë në Spitalin e Pejës erdhën në jetë 14 foshnje, tetë janë të gjinisë mashkullore dhe gjashtë të gjinisë femërore, raporton Sinjali.

“Gjatë vikendit kanë qenë 14 lindje, 9 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 14 foshnje dhe sa i përket gjinisë 8 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Në njoftim thuhet se 979 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit që sapo kaluam në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. “81 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm. Analiza kanë kryer 431 pacientë që në total kanë bërë 4,691 analiza si dhe janë kryer 15 operacione”, bëhet e ditur në njoftim./Sinjali/