image Lajm i mirë, të gjithë futbollistët e ekipit të Gjilanit dalin negativ në testin për koronavirus

Futboll

Sport/ Lajm i mirë, të gjithë futbollistët e ekipit të Gjilanit dalin negativ në testin për koronavirus

news image

Ekipi i Gjilanit përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se të gjithë futbollistët, stafi dhe personeli i klubit kanë rezultuar negativ në testin për koronavirus.

Tashmë skuadra e Gjilanit mund të vazhdoj me stërvitje dhe mund të rifillojn sezonin, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i plotë i S.C Gjilanit:

KOMUNIKATË PËR SHTYP SC Gjilani njofton opinionin se ka përfunduar me suksese testet për ‘COVID-19’.

Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së premtës në Institutin e Shëndetit Publik në Gjilan, me ç’rast të gjithë kanë rezultuar negative.

Skuadra merr kështu konfirmimin për t’i vijuar seancat stërvitore në prag të rifillimit të edicionit 2019/20.

Gjithashtu, Sport Club “Gjilani” u bën thirrje që të tregoheni të kujdesshëm dhe të rrespektoni rregullat e vëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Zyra për shtyp, Gjilan, 22 maj./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/115516412367717/posts/648814525704567/