image Lajm i mirë: Sot më shumë të shëruar sesa të infektuar në Prizren

Shëndetësi

Lajm i mirë: Sot më shumë të shëruar sesa të infektuar në Prizren

news image

Katër raste të reja sot janë konfirmuar sot në Komunën e Prizrenit, ndërsa 10 pacientë janë shëruar nga koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu në një lidhje direkte në RTV Dukagjinin, ku tha se rastet e reja janë kontakte të personave të prekur më parë me koronavirus.

“Raste aktive me koronavirus në Prizren janë 49”, tha ai.

Shehu thotë se një pjesë e numrit të rasteve aktive shumë shpejt pritet të rezultojnë të shëruar pasi sipas tij kanë mbushur ditët që nevojiten për t’u shëruar./Gazeta Sinjali/