image Lajm i mirë për Shqipërinë: Numri i të shëruarve nga Covid-19 është më i lartë se ai i të infektuarve aktivë

Rajon

Rezultate/ Lajm i mirë për Shqipërinë: Numri i të shëruarve nga Covid-19 është më i lartë se ai i të infektuarve aktivë

news image

Një mjek dhe dy infermierë në Shqipëri i janë shtuar listët së personave të shëruar nga Covid-19.

Lajmin e mirë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, i cili thotë se në 24 orët e fundit janë shëruar 19 persona.

Ndërkohë numri në total i personave të shëruar ka shkuar në 302 nga 548 në total, prej të cilëve 39 janë personel mjekësor.

“Për të shtatën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Fatkeqësisht, në Shqipëri 26 persona kaneë humbur betejën me virusin./GazetaSinjali/