Futbollisti i njohur, Eden Hazard pritet të kthehet në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e së enjtes ndaj Real Sociedadit, pas mungesës dhjetëjavëshe si pasojë e lëndimit.
Belgu e kishte lënduar nyjën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit në muajin nëntor dhe që atëherë nuk ka luajtur.
Ai do të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën çerekfinale të Kupës së Mbretit që Los Blancos do e zhvillojnë kundër Real Sociedadit.
29-vjeçari kur u lëndua në muajin nëntor, fillimisht u mendua se ishte një dëmtim i lehtë dhe se do të mungonte vetëm disa ditë. Mirëpo, ekzaminimet më të thella mjekësore treguan një thyerje të vogël në nyjën e këmbës, që e detyroi Hazardin të mungonte në 14 ndeshje të Reali Madridit./Gazeta Sinjali/