Pagesat për pensionistët e të gjitha kategorive për muajin gusht kanë dalë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria në detyrë e Financave përmes një njoftimi për media.
“Ministria e Financave njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë ka bërë sot ekzekutimin e pensioneve për muajin gusht për të gjitha kategoritë pensionale si dhe kategoritë tjera sociale”, thuhet në njoftimin e MF-së.