image Lajm i mirë për Kosovën: Futbollisti kryesor kthehet përsëri pas lëndimit tejet të gjatë

Futboll

Sport/ Lajm i mirë për Kosovën: Futbollisti kryesor kthehet përsëri pas lëndimit tejet të gjatë

news image

Arbër Zeneli edhe zyrtarisht është kthyer në skuadrën e parë të Reims-it dhe është i gatshëm për ndeshjen me Monacon pas një lëndimi tejet të gjatë.

Ky lajm është mjaftë i mirë edhe për Kosovën, pasi që Zeneli ka qenë lojtari kryesor i Kosovës në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Zeneli është ftuar për ndeshjen e Reims kundër Monacos në ligën franceze që do të luhet nesër.

Nuk dihet nëse do të ketë minuta për Zenelin në ndeshjen tejet të rëndësishme, por Zeneli kishte luajtur edhe javën e kaluar me rezervistët e klubit.