image Lajm i mirë për Interin, Handanoviç gati t'i bashkohet klubit për derbin kundër Juventusit

Futboll

Sport/ Lajm i mirë për Interin, Handanoviç gati t’i bashkohet klubit për derbin kundër Juventusit

news image

Portieri slloven, Samir Handanoviç, do të rifillojë stërvitjet dhe me gjasë do të luajë për Interin kundër Juventusit, në ndeshjen e cila do të luhet këtë të dielë.

Handanoviç ka qenë jashtë veprimit pasi ka pësuar një frakturë në gishtin e vogël në dorën e majtë gjatë një stërvitje më 1 shkurt.

Sipas Sky Sport Italia, kontrolli i fundit mjekësor tregon se fraktura është shëruar dhe ai mund të rifillojë stërvitjet qysh nesër.

Kjo bën të mundur që Handanoviç të kthehet në portë për derbin e së dielës në Serie A.

Gjatë mungesës së tij, Daniele Padelli ka qenë zëvendësues i kapitenit, por ka dëshpëruar me paraqitjen e tij./GazetaSinjali/