Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka bërë të ditur se 16 persona të infektuar me koronavirus nga kjo komunë tanimë janë shëruar.
Sipas tij, vetëm një rast është aktiv me Covid-19 e që është në rrugë të shërimit dhe pritet që brenda këtyre ditëve të dal nehativ, shkruan Gazeta Sinjali.
“Shkon në 16 numri i të shëruarve nga COVID- 19 në Shtime dhe asnjë rast i ri. Mbeti vetëm edhe një rast i infektuar në Shtime që në testimin e këtyre ditëve presim të dalë negativ, pra që është në proces shërimi e që përfundimisht deaktivizon të gjitha rastet me COVID-19 në Shtime. Shërim të shpejtë për të infektuarin e fundit! Vazhdoni respektoni këshillat e eksperteve me kujdes të shtuar”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e tij në Facebook./GazetaSinjali/