image Lajm i mirë nga Obiliqi, kryetari i komunës thotë se dy persona janë shëruar nga koronavirusi

Kosovë

Pandemia/ Lajm i mirë nga Obiliqi, kryetari i komunës thotë se dy persona janë shëruar nga koronavirusi

news image

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se dy nga gjashtë të shëruarit nga koronavirusi janë nga kjo komunë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Gashi u ka uruar shëndet personave të shëruar, ndërsa ka falënderuar ekipën e QKMF-së dhe stafin policor që në vazhdimësi që siç thotë ai, kanë qëndruar në kontakt me personat dhe familjarët e tyre duke iu ofruar përkrahje.

Tutje, ai ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

“Në Obiliq situata po vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, ju bëjë thirrje që të qëndroni në shtëpi, të respektoni rekomandimet e dala nga IKSHPK-ja, sepse vetëm të bashkuar do tejkalojmë këtë sfidë”, tha Gashi.

Në Kosovë sot janë shëruar nga Covid-19 edhe gjashtë persona, duke e çuar numrin në 16. Kurse 6 të tjerë kanë dalë pozitivë, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 132./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=844563499345068&set=a.120433998424692&type=3&theater