image Lajm i mirë nga Istogu, të gjitha mostrat e testuara dje dolën negativ

Shëndetësi

Lajm i mirë nga Istogu, të gjitha mostrat e testuara dje dolën negativ

news image

Sonte në Kosovë janë konfirmuar 77 raste pozitive me COVID-19, duke e çuar në 1 mijë e 833 numrin e përgjithshëm të të prekurve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa kjo është dita e katërt me radhë që Komuna e Istogut nuk ka shënuar asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Mujë Osmanaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se të gjitha mostrat e marra dje (më 16.06.2020) kanë rezultuar negativ. “Një lajm i mirë sot per Istogun. Mostrat e marra dje me 16.06.2020 rezultojnë të gjitha negativ! Megjithatë pandemia nuk ka kaluar. Distancë,maska,higjenë,jo lëvizje pa nevojë…!”, ka shkruar Osmanaj në Facebook.

Kujtojmë se, që nga fillimi i pandemisë e deri sot në Komunën e Istogut janë konfirmuar 23 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 9 janë shëruar, ndërsa aktiv janë edhe 14 raste./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1735732619911822&set=a.468983729920057&type=3&theater