image Lajm i mirë nga Gjilani: Asnjë rast pozitiv me koronavirus në pesë ditët e fundit

Kosovë

Pandemia/ Lajm i mirë nga Gjilani: Asnjë rast pozitiv me koronavirus në pesë ditët e fundit

news image

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se tash e pesë ditë në këtë komunë nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirus, derisa ka shtuar se pesë shtëpi janë në vetëizolim.

#Dita19. Lajmi i mirë është se tash e pesë ditë nuk e kemi asnjë rast të dyshuar me #Covid19 nga Gjilani, derisa pesë shtëpi janë në vetizolim. Po punojmë në menaxhimin e gjendjes në dy binarë”, ka shkruar Haziri në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Tutje, kryetari i Gjilanit ka shtuar se janë duke punuar në rrafshin regjional që të lënë daljen e infeksionit nga fshati Topanicë e Kamenicës.

“Në rrafshin lokal ka një angazhim të madh për ruajtjen e shëndetit publik në kuadër të Qendrës Operative Emergjente dhe Komitetit të emergjencave. Ndërsa, në rrafshin regjional, po angazhohemi me kryetarët e komunave që ta menaxhojmë situatën sa më mirë, duke mos e lënë daljen e infeksionit jashtë vendbanimeve të caktuara, siç është Topanica”, ka shkruar Haziri./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/hazirilutfi/photos/a.486638371376567/3913792821994421/?type=3&theater