image Lajm i mirë nga Gjilani, 54 mostra, asnjë i infektuar sot

Kosovë

Masat/ Lajm i mirë nga Gjilani, 54 mostra, asnjë i infektuar sot

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se sot janë testuar 54 mostra nga Gjilani dhe se lajmi i mirë është se asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv.

Haziri tha se rastet me koronavirus në Gjilan janë të gjitha raste pakujdesie dhe mosrespektimi të masave.

“Të gjithë të infektuarit janë të disa familjeve, në tabelë janë një mbiemër, kemi gjetur burimin dhe tani po punojmë që vetëm të kenë kujdes e të qëndrojnë në shtëpi”, tha Haziri në Dukagjin.

Deri më tani në Komunën e Gjilanit numri i të infektuarve me Covid- 19 është 48, teksa në gjithë Kosovën janë 763 raste./ Gazeta Sinjali/