Një 80 vjeçar nga Komuna e Kamenicës është shëruar plotësisht nga koronavirusi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati i cili njoftoi se në komunën që ai drejton janë vetëm edhe 5 raste aktive me COVID-19.
Kastrati është shprehur se 42 raste janë shëruar përfshirë edhe vetë atë.
“Në komunën e Kamenicës kemi pasur 47 raste pozitive, 42 janë shëruar përfshirë mua kurse 5 persona janë aktivë edhe më tutje”, ka thënë Kastrati në “Frontal” në T7.
Ai tha se nga pesë rastet aktive në Kamenicë, tre nga ta janë pjesë të policisë, KEDS’it dhe komunës.
“Nga pesë rastet aktive, një është zyrtar i komunës, një tjetër është zyrtar i KEDS’it dhe një zyrtar i policisë. Në komunën tonë kemi pasur edhe një 80 vjeçar të shëruar”, ka përfunduar Kastrati./Gazeta Sinjali/