Mjekët e Shërbimit Urgjent të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren kanë rezultuar negativ në testin për Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur mjeku i kësaj qendre, Arsim Berisha.
“Puna e tyre me masa mbrojtëse po jep efekt në përkujdesjen e secilit pacient të komunës së Prizrenit, besoni në personelin shëndetësorë”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, nga kjo komunë janë tri raste të konfirmuara me koronavirus, derisa në tërë Kosovën numri i të prekurve ka arritur në 132./GazetaSinjali/