Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj ka dhënë lajmin e mirë se në këtë komunë kanë rezultuar negativ për Covid-19 mostrat e 10 personave, shkruan Gazeta Sinjali.
Sonte një lajm i mirë. Siç na njoftoi IKSHPK nga 10 mostrat e marra nga qytetarë të Istogut që të gjithë janë negativ në covid-19! Pak relax por,kujdes! Bashkëiadalim!”, ka shkruar Osmanaj në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, nga kjo komunë deri tani janë konfirmuar 8 raste pozitive me koronavirus (një nga ta ka vdekur dhe një është shëruar), ndërsa në nivel vendi janë gjithsej 780 raste./GazetaSinjali/