Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku ka deklaruar se sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, fatmirësisht të gjitha rastet kanë rezultuar negative.
Sadiku, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se të njëjtit do të lirohen nesër nga karatina, teksa ka shtuar se duhet të vetizolohen edhe për 14 ditë tjera në shtëpitë e tyre.
“Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ”, ka shkruar Sadiku./Gazeta Sinjali/