Gjiganti turk, Galtasaray raportohet se është pranë marrëveshjes me anësorin e Crystal Palaces, Wilfred Zaha.
Gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano ka shkruar se Galatasaray tashmë ka konfirmuar se bisedimet kanë filluar për të nënshkruar me Wilfried Zaha si transferim i lirë.
Sipas tij, negociatat janë avancuar dhe Zaha mund të jetë nënshkrimi i radhës pas Bakambut.
Crystal Palace i ka ofruar atij një marrëveshje të re rekord, por Galatasaray po përpiqet ta realizojë atë, shton Romano.
Official: Galatasaray confirm talks have started to sign Wilfried Zaha on free transfer 🟡🔴 #Galatasaray
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 23, 2023
Negotiations are advanced as Zaha could be next signing after Bakambu.
Crystal Palace offered him record new deal but Gala are pushing to get it done. pic.twitter.com/O4q5ZuRHzp
Ndërkohë ky mund të jetë një lajm jo i mirë për sulmuesin kosovar, Milot Rashica, raporton Sinjali Sporti.
Rashica iu bashkua klubit turk në shtator të vitit të kaluar në formë huazimi 1-vjeçar dhe tashmë është rikthyer tek skuadra e tij Norwich, pas përfundimit të huazimit.
Ka pasur bisedime të vazhdueshme se Galatasaray do të bisedojë me klubin anglez në mënyrë që ta transferojë atë në formë të përhershme në Turqi.
Pas këtij transferimi të Zahas që mund të ndodhë te Galatasaray, mund të nënkuptojë se klubi turk ka gjasa të heq dorë në nënshkrimin e tij në marrëveshje të përhershme, pasi të dy lojtarët luajnë në pozicionin e njëjtë.