image Lajm i keq për kosovarët, Engel humbi zgjedhjet për kongresin amerikan

Botë

Lajm i keq për kosovarët, Engel humbi zgjedhjet për kongresin amerikan

news image

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, i njohur për afërsinë e tij me shqiptarët e Kosovës ka humbur zgjedhjet për Kongres ndaj rivalit të tij demokrat, Jamaal Bowman, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot ishin zgjedhjet për përfaqësuesit në Kongres brenda Partisë Demokratike në rajonin Bronx dhe Qarku Westchester në New York dhe Engel humbi karshi kandidatit tjetër demokratik, Jamaal Bowman, i cili fiton 63 % të votave.

Në këto rajone jeton komuniteti më i madh shqiptar në Amerikë të cilët kanë pasur peshë në zgjedhjen e Eliot Engel.

Kongresmeni Engel ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në mënyrë të vazhdueshme për çështjen e Kosovës prej 30 vjetësh, që nga viti 1989, së bashku me Bob Doll, Tom Lantosh në sjelljen e çështjes së Kosovës në Kongres, pastaj me kërkesat për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga pushteti, më pas për gjenocidin serb në Kosovë dhe deri tek çlirimi i Kosovës dhe krijimi i shtetit të Kosovës. Nē të gjitha këto ngjarje kongresmeni Engel ka pasur rol dhe një peshë të rëndësishme.-

Shqiptarët humbën sot një aleat të fortë dhe një zë të fuqishëm në mbrojtje të shqiptarëve në Kongres dhe një mik të mirë./Gazeta Sinjali/