image Lajm i ëmbël: Shkurte Gashi shtatzënë për herë të dytë

Bota e Yjeve

Lajm i ëmbël: Shkurte Gashi shtatzënë për herë të dytë

news image

Këtë të diel në emisionin “Zemër Luana”, kanë qenë të ftuar disa nga emrat më në zë të momentit dhe jo vetëm. Ndonëse një show plot argëtim e spektakël çdo javë rezervohen surpriza.

Një ndër të ftuarit ka qenë Bardhi, i cili bashkërisht me menaxherin e tij Jetmir Agaj dhe producentin Çelik Lipa kanë folur pa doreza në sfidën e tyre.

Teksa ka dalë fotoja e Shkurte Gashit, menaxheri i Bardhit, Jetmiri ka vendosur të tregojë një sekret të saj. Ai është shprehur se Shkurte Gashi është shtatzënë sërish.

Nga martesa me Albertin këngëtarja ka një djalë, por tani duket se familja e tyre do të shtohet.

/GazetaSinjali/