image Lajçak vjen sot në Kosovë

Politikë

Lajçak vjen sot në Kosovë

news image

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të fillojë sot vizitën e tij zyrtare në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij treditore, Lajçak do të takohet me liderët shtetërorë të Kosovës, me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, biznesit, mediave dhe të rinj.

Lajçak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së Dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit./GazetaSinjali/