image Lajçak thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të hënën, tregon a do të diskutohet Asociacioni

Politikë

Lajçak thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të hënën, tregon a do të diskutohet Asociacioni

news image

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pala kosovare dhe ajo serbe do të takohen të hënën, për t’i vazhduar diskutimet rreth pretendimeve financiare dhe pronës.

Lajçak ka njoftuar se çështja e Asociacionit nuk do të jetë në rend dite, pasi që sipas tij, njëra palë nuk është e gatshme të diskutojë rreth kësaj çështje.

“Asociacioni nuk do të jetë në agjendën e diskutimeve sepse njëra palë nuk është e gatshme të diskutojë. Por kjo çështje duhet të trajtohet në kuadër të një marrëveshjeje gjithpërfshirëse, ashtu si janë marrë vesh palët gjatë takimit të liderëve”, ka shkruar ai në Twitter.

/GazetaSinjali/