image Lajçak takon Finer dhe Sloat, diskutojnë hapat për de-përshkallëzimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Lajçak takon Finer dhe Sloat, diskutojnë hapat për de-përshkallëzimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë

news image

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskëshilltarin e parë për siguri kombëtare të SHBA-ve, Jon Finer dhe drejtoreshën e lartë për Evropë, Amanda Sloat, me të cilët ka biseduar për situatën në veri të Kosovës.

Lajçak ka thënë në Twitter se në takim është diskutuar për deeskalimin e situatës dhe progresin në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Takim shumë i dobishëm me Zëvendës Këshilltarin e Parë të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së John Feiner dhe Drejtoreshën e Lartë për Evropën Amanda Slot për situatën në veri të Kosovës, hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe përparimin në Dialogun e mbështetur nga BE-ja”, tha Lajçak.

Lidhur me takimin me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Lajçak theksoi se janë shkëmbyer vlerësime për situatën në rajon dhe përpjekjet e përbashkëta.

Ai falënderoi SHBA-në për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e fortë.

/GazetaSinjali/