image Lajçak takohet me kryetarin e komisionit të Punëve të Jashtme, flasin për dialogun

Politikë

Lajçak takohet me kryetarin e komisionit të Punëve të Jashtme, flasin për dialogun

news image

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryetarin e komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister, ku e ka informuar për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak përmes një postimi në Twitter, bëri të ditur se gjatë takimit kanë biseduar edhe në lidhje me dialogun.

“Kënaqësi që u takova me David McAllister sot. E informova për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe ai më informoi për punët e Parlamentit Evropian. Ne diskutuam gjithashtu për adresimin tim të ardhshëm në Komitetin e Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme”, ka shkruar Lajçak.

/GazetaSinjali/