image Lajçak takohet edhe me Komandantin e KFOR-it, flasin për shtensionim të situatës në Veri

Siguri

Lajçak takohet edhe me Komandantin e KFOR-it, flasin për shtensionim të situatës në Veri

news image

Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, ka vizituar komandantin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Angelo Michele Ristuccia.

Përmes një njoftimi nga KFOR, thuhet se është diskutuar për situatën në veri dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në mbështetje të dialogut.

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga #NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me Miroslav Lajčák, Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, dhe Shkëlqesinë e tij Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësues Special i BE-së.
Ata diskutuan përditësimin e fundit për situatën e përgjithshme dhe përpjekjet e vazhdueshme të #KFOR-it në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që Lajçak është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përpjeket për shtensionim të situatës.

Lajçak pritet gjithashtu të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, takim ky i cili u konfirmua nga vet Kurti në një konferencë paradite me dy homologët e Holandës dhe Luksemburgut.

/GazetaSinjali/