image Lajçak: Takimi i sotëm ishte hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse

Politikë

Lajçak: Takimi i sotëm ishte hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse

news image

Emisari special i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është deklaruar pas takimit të sotëm në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak është shprehur se takimi i sotëm i nivelit të ekspertëve të dialogut ishte një hap tjetër i rëndësishëm drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse juridikisht detyruese për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Takimi i sotëm Beograd-Prishtinë i nivelit të ekspertëve ishte një hap tjetër i rëndësishëm për procesin drejt arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Puna jonë do të vazhdojë në fund të gushtit”, ka shkruar diplomati sllovak, vendi i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës./Gazeta Sinjali/