image Lajçak shprehet i kënaqur pas takimeve me opozitën në Kosovë

Politikë

Lajçak shprehet i kënaqur pas takimeve me opozitën në Kosovë

news image

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka komentuar takimet e tij me opozitën kosovare.

Lajçak ka pasur fjalë të mira për këto takime, të cilat i zhvilloi së bashku me Emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Sot, emisari amerikan dhe unë, kemi takuar partitë politike opozitare në Kosovë. Me kënaqësi dëgjova mirëkuptimin e tyre për rëndësinë dhe mbështetjen ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak dhe Escobar takimet në Kosovë i filluan gjatë ditës së djeshme, e ku së pari u takuan me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. /GazetaSinjali/