image Lajçak: Patëm diskutim të detajuar me Kurtin për dialogun, të martën takohen Bislimi e Petkoviq

Politikë

Lajçak: Patëm diskutim të detajuar me Kurtin për dialogun, të martën takohen Bislimi e Petkoviq

news image

Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajçak ka takuar kryeministrin Albin Kurti në Mynih në kaudër të Konferencës së Sigurisë.

Lajçak ka thënë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për hapat e ardhshëm të dialogut dhe takimin e kryenegociatorëve që do të ndodhë të martën.

I gëzuar ta fillojë ditën duke takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u takuam për herë të parë para dy vjetëve. Patëm një diskutim të detajuar dhe konkret për hapat e ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para takimit të së martës me kryenegociatorët e dy palëve”, ka shkruar Lajçak.

/GazetaSinjali/