image Lajçak pas takimit me Listën Serbe: Dëgjova mendimet dhe vlerësimet e tyre mbi zhvillimet në Veri

Politikë

Lajçak pas takimit me Listën Serbe: Dëgjova mendimet dhe vlerësimet e tyre mbi zhvillimet në Veri

news image

Emisari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Në një shënim të shkurtër, Lajçak ka thënë se i ka informuar ata rreth dialogut dhe ka dëgjuar mendimet dhe vlerësimet e tyre rreth zhvillimeve në veri të Kosovës.

“Gjithashtu fola me përfaqësuesit e Listës Serbe për t’i informuar mbi Dialogu dhe për të dëgjuar mendimet dhe vlerësimet e tyre rreth zhvillimeve në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.

Lajçak, gjatë ditës, ka takuar edhe liderët e opozitës në Kosovë, të cilëve u ka kërkuar që çështjen e dialogut ta vendosin mbi politikat ditore.

/GazetaSinjali/