Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se ky takim ka mbaruar, mirëpo ‘fatkeqësisht’ nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat.
Lajçak tha se është bërë përparim në dosjet tjera, duke përfshirë energjinë.
“Sapo kanë përfunduar takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në dosjet e tjera duke përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka shkruar Lajçak.