Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vijë për një vizitë në Kosovë.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, vizita e Lajçak është planifikuar që të mbahet nesër nga ora 9:00.
Lajçak gjatë ditës së sotme ishet takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Ai përmes një postimi në Twitter njoftoi se çfarë diskutoi me Vuçiqin.
“Në Beograd sot, kam biseduar rrugën para drejt normalizimit të marrëdhënieve si vazhdimësi e takimit të fundit në dialog me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne po ashtu kemi biseduar për çështjet aktuale, përfshirë kthimin e serbëve të Kosovës në institucione të Kosovës, për udhërrëfyesin për energji dhe personat e zhdukur”, ka shkruar Lajçak.