Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, tha se nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës.
“Biseduam për dialogun dhe rrugën përpara – kjo është më e rëndësishmja. Diskutuam edhe për bashkëpunimin rajonal dhe disa çështje tjera, por fokusi ishte te dialogu”.
“Nuk e diskutuam për arkivat. Më lejoni t’i përgjigjem kësaj pyetje, e dini që kam një vizitë tre ditore, takime me palë të ndryshme dhe do t’iu jap përgjigjen pas të përfundojnë sepse sapo kam filluar. Tani do ta takoj Bislimin për të vazhduar diskutimet më në detaje”, tha ai.
Ndryshe diplomati sllovak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.