image Lajçak jep detaje për takimin e delegacioneve të ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë për targat

Politikë

Lajçak jep detaje për takimin e delegacioneve të ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë për targat

news image

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se sot në Bruksel janë takuar delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave të automjeteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajçak tha se grupet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe inkurajoi gjetjen e një zgjidhje të përhershme, siç tha ai, për hir të qytetarëve të të dyja shteteve.

“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot për takimin e dytë të Grupit Punues për Targat në Bruksel. Delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve. I inkurajoj që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve të tyre”, shkroi ai në Twitter./Gazeta Sinjali/