image Lajçak: E kam përgëzuar Kurtin për marrëveshjen Kosovë-Serbi për energjinë - Sinjali

Lajçak: E kam përgëzuar Kurtin për marrëveshjen Kosovë-Serbi për energjinë

news image

Miroslav Lajçak, i dërguar special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se e ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për marrëveshjen e arritur për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak është takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me të cilin ka folur për vazhdimin e dialogut me Beogradin.

“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Unë gjithashtu e përgëzova atë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë javën e kaluar”, ka shkruar Lajçak.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin