Lagjja e Princit Harry dhe Meghan Markle, në Kaliforni, është bërë shënjestër e bandave të hajdutëve. Katy Perry, Orlando Bloom, Oprah Winfrey, Ellen DeGeneres dhe Jennifer Aniston jetojnë pranë rezidencës luksoze të Dukës dhe Dukeshës së Sussex.
Rritja e vjedhjeve ka bërë që policia e Santa Barbara të instalojë gjashtë kamera në zonë për të parë se cilat automjete po lëvizin atje kur ndodh një vjedhje. Në zonë ndodhen edhe 18 kamera të tjera, por duket se nuk i ndalin bandat e hajdutëve në aktivitetin e tyre të paligjshëm.
Në një njoftim lidhur me këtë, thuhet se kamerat janë vendosur si “përgjigje” ndaj vjedhjeve në rritje të ndodhura në zonë. Çdo kamerë kushton 2800 euro dhe autoritetet shpresojnë që edhe rastet e tjera të ndriçohen falë tyre.
Masat e reja të sigurisë vijnë disa muaj pasi u zbulua se policia kishte marrë dy telefonata në lidhje me tentativën për vjedhje në rezidencën e Princit Harry dhe Meghan Markle. Thirrjet janë bërë në maj me 12 ditë diferencë.
Meghan Markle dhe Princi Harry u zhvendosën në rezidencën e tyre të mrekullueshme në qershor 2020. Rezidenca ka një spa, fushë tenisi dhe një shesh lojërash private për fëmijët e tyre. Rezidenca e Harry dhe Meghan ndodhet në një rrugë private që duket e paarritshme pasi ka shumë poste me njerëz nga siguria e tyre./abcnews.al