Operacionet antidrogë të zhvilluara sot pasdite në Fier dhe në Tivar të Malit të Zi, dyshohet se janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.
Dyshohet se lënda narkotike kokainë është kapur në Portin e Tivarit, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte Fieri ku përpunohej në laboratorin në e zbuluar në zonën e Fratarit.
Sakaq droga dyshohet se ka ardhur nga Kolumbia. Bëhet fjalë për 400 kg pleh kimik të përzier me kokainë e kapur në Fratar të Fierit dhe po ashtu edhe në portin e Tivarit u kap rreth 400 kg pleh kimik i përzier me kokainë.
Në Malin e Zi, është zhvilluar operacioni me urdhër të Prokurorisë Speciale në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.
Ndërsa në Fier, operacioni është zhvilluar nga SPAK dhe DEA amerikane pas 3 muajsh hetime.