image Laboranti në pushim vjetor, paralizohet shërbimi

Kosovë

Skandaloze/ Laboranti në pushim vjetor, paralizohet shërbimi

news image

“Pushim vjetor” është mbishkrimi që hasin pacientët në derën e Laboratorit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Mati 1.

Laboranti i kësaj qendre ka shkuar në pushim vjetor dhe për pasojë ky shërbim është paralizuar i tëri, shkruan Sinjali.

Të sëmurët, të cilët nuk i pret sëmundja që e kanë, njoftohen se duhet të presin deri më 16 shtator, pasi ky shërbim nuk mund t`ju ofrohet deri në atë datë.

Ata kthehen mbrapsht me barrën e sëmundjes mbi supe, pa çka se dikush shijon pushimin ndërsa Qendra Familjare ose Komuna e Prishtinës nuk gjen zëvendësim.

Për pasojë pacientët privohen nga të drejtat elementare të tyre, qasjen në shërbimin primar shëndetësor.

Banorët e lagjes ankohen për këtë papërgjegjësi institucionale. Ata thonë se po detyrohen që të bredhin nga një qendër në tjetrën për t`i kryer analizat laboratorike./Sinjali/