Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit këngëtari Labinot Tahiri ka folur për situatën humanitare në kohën e pandemisë dhe për pasojat e mundshme që ka shkaktuar ajo te disa shtresa të caktuara shoqërore.
Tahiri ka thënë se në këtë kohë pandemie ka shpërndarë mallra që kapin vlerën e rreth 150 mijë eurove.
“Vetëm në fillim kam mbledhur ndihma prej rreth 150 mijë euro…Kemi rehatuar mbi 3,200 familje në të gjitha trojet shqiptare edhe me para “cash””, tha ai.
Më tej, Tahiri shtoi se në disa komuna si Gjakova apo Prishtina kryetarët kanë refuzuar ndihmat duke i thënë atij se nuk kanë nevojë.
Ish-deputeti thotë se duhet ndarë aktiviteti politik me atë humanitarë.
“Ne nuk i klasifikojmë njerëzit nëse janë të PDK-së apo Vetëvendosjes kur vendosim t’i ndihmojmë”, tha ai në RTV Dukagjini.
Tahiri thotë se sa ka qenë deputetë ka ndarë 12 paga të tija në ndihmë të personave kryesisht të sëmurë me leukemi.