image La Liga shpërndan çmimet për sezonin e kaluar, anëtarët e Atleticos rrëmbyen trofetë kryesor, Messi fiton 'Pichichin'

Futboll

La Liga shpërndan çmimet për sezonin e kaluar, anëtarët e Atleticos rrëmbyen trofetë kryesor, Messi fiton ‘Pichichin’

news image

La Liga gjatë ditës së sotme (e hënë) ka shpërndarë çmimet për futbollistët më të mirë të sezonit të kaluar.

Lionel Messit i’u shpërnda çmimi i ‘Pichichit’ si golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në La Liga, duke realizuar 30 gola në 35 paraqitje për Barcelonën.

Ndërkohë kampionët e La Ligas, Atletico Madridi ka arritur t’i rrëmbejë çmimet kryesore në këtë event.

Diego Simeone është zgjedhur trajneri më i mirë i La Ligas për sezonin 2020-21 pasi udhëhoqi skuadrën e tij drejt triumfit të jashtëzakonshëm.

Atletico e fitoi titullin me 86 pikë, dy më shumë se sa Real Madridi në një betejë që u desh të përcaktohej në xhiron e fundit të kampionatit.

Luis Suarez është zgjedhur lojtari më i mirë i La Ligas për edicionin që shkoi.

Uruguajani ishte kyç në triumfin e madrilenëve ku realizoi 21 gola e tri asistime.

Portieri më i mirë i La Ligas është zgjedhur Jan Oblak i cili gjithashtu luajti një rol të madh në triumfin e titullit të Atleticos.

Oblak kishte 18 porta të paprekura, bëri 103 pritje dhe pësoi 25 gola për sezonin 2020-21. /Gazeta Sinjali Sporti/