La Liga gjatë ditës së sotme (e hënë) ka shpërndarë çmimet për futbollistët më të mirë të sezonit të kaluar.
Lionel Messit i’u shpërnda çmimi i ‘Pichichit’ si golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në La Liga, duke realizuar 30 gola në 35 paraqitje për Barcelonën.
Ndërkohë kampionët e La Ligas, Atletico Madridi ka arritur t’i rrëmbejë çmimet kryesore në këtë event.
Diego Simeone është zgjedhur trajneri më i mirë i La Ligas për sezonin 2020-21 pasi udhëhoqi skuadrën e tij drejt triumfit të jashtëzakonshëm.
Atletico e fitoi titullin me 86 pikë, dy më shumë se sa Real Madridi në një betejë që u desh të përcaktohej në xhiron e fundit të kampionatit.
Luis Suarez është zgjedhur lojtari më i mirë i La Ligas për edicionin që shkoi.
Uruguajani ishte kyç në triumfin e madrilenëve ku realizoi 21 gola e tri asistime.
Portieri më i mirë i La Ligas është zgjedhur Jan Oblak i cili gjithashtu luajti një rol të madh në triumfin e titullit të Atleticos.
Oblak kishte 18 porta të paprekura, bëri 103 pritje dhe pësoi 25 gola për sezonin 2020-21. /Gazeta Sinjali Sporti/