image LA Galaxy merr sulmuesin e njohur në vend të Ibrahimovicit

Futboll

Sport/ LA Galaxy merr sulmuesin e njohur në vend të Ibrahimovicit

news image

Klubi i LA Galaxy pas ikjes së Zlatan Ibrahimovicit, siç duket ka gjetur një sulmues tjetër për ta zëvendësuar atë.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Javier Chicharito, pritet t’i bashkohet klubit të Los Angeles, shkruan Gazeta Sinjali.

Meksikani aktualisht është pjesë e skuadrës së Sevilas, ku siç duket nuk është shumë i kënaqur për shkak të hapësirës që i është dhënë.

Chicharito ka luajtur vetëm katër ndeshje si titullar në këtë sezon të La Ligas, ku ka shënuar një gol./Gazeta Sinjali/