image “La Casa de Papel 4”, publikon një mesazh shqetësues për fansat

Film

Kulturë/ “La Casa de Papel 4”, publikon një mesazh shqetësues për fansat

news image

“La Casa De Papel” është njëri prej serialeve më të famshme spanjolle.

Seriali pati tri sezone tejet të suksesshme, kështu duke thyer edhe rekorde shikueshmërie në disa vende, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas këtyre sezoneve, “La Casa De Papel”, e ka gati sezonin e katërt që pritet të lansohet për publikun në prill të 2020.

Faqja zyrtare e serialit në rrjetin social Instagram, ka filluar të ndajë me fansat disa pjesë të ndryshme të serialit.

Një ditë më parë në këtë rrjet u shfaq një video e profesorit të famshëm, Alvaro Morte, ku i bën thirrje ndjekësve të tij të bashkohen të gjithë për Lisbonën dhe Nairobin e të mos gënjehen nga policia e cila po torturon dhe vret pjesëtarët e grupit.

Në video u shfaq dhe inspektoria Alicia Sierra, ku shprehet se ka hakuar rrjetet sociale të grupit për të pasur situatën nën kontroll. Video është ndërprerë papritur nga profesori, i cili u kërkon ndjekësve të tij të rezistojnë: “Për Lisbonën. Për Nairobi. Për liri”./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B9RwJjTl9Jc/?utm_source=ig_embed