image “La Casa De Papel 3” thyen çdo rekord në Netflix

“La Casa De Papel 3” thyen çdo rekord në Netflix

news image

Seriali shumë i shikuar spanjoll, “La Casa de Papel 3” ka thyer çdo rekord në platformën Netflix.

Sezoni i tretë i këtij seriali është shikuar nga mbi 34 milionë llogari qysh në javën e parë të transmetimit, përcjell Sinjali.

“La Casa de Papel 3”, theu rekordin e serialit ose filmit më të shikuar në Netflix në vende të ndryshme të botës.

Në këto vende bëjnë pjesë: Franca, Italia, Argjentina, Brazili, Kili dhe Portugalia.

“La Casa de Papel 3” premierën e pati më 19 korrik./Sinjali/