Miliarderia më e re në moshë Kylie Jenner, ka zbuluar për të gjithë fansat e saj se si e ka dekoruar shtëpinë për Krishtlindje.
Këtë Jenner, e ka bërë përmes një ‘vlogu’ të publikuar në kanalin e saj zyrtar në YouTube, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo ka zgjedhur që të vendosë disa bredhë natyralë në shtëpi. Një është i vendosur në korridor dhe dy të tjerë në kuzhinë dhe katin e dytë.
Detaji që i ka bërë përshtypje fansave të miliarderes, është ngjyra e bardhë, e cila siç duket ka qenë më e preferuara e Kyliet për këtë vit, pasi të gjitha dekorimet janë me të bardha.
Videoja qysh në orët e para ka marrë mbi gashtë milionë klikime dhe pozicionohet në vendin e dytë si “trending”, në YouTube./Gazeta Sinjali/