Miliarderia më e re në moshë Kylie Jenner, e mbajti shtatzëninë e parë të fshehtë, derisa solli në jetë vogëlushën Stormi.
Menjëherë pas lindjes Kylie arriti të rifitonte format trupore, por duket se disa shenja nga shtatzënia janë vështirë për t’u larguar.
Së fundmi 22-vjeçarja ka zhvilluar një intervistë me 148 milionë ndjekësit e saj në ‘Instagram’, të cilët kanë qenë kuriozë për të zbuluar detaje të shumta nga jeta e saj.
Dikush e ka pyetur nëse e ka pasur të vështirë të kthehet në formë të mirë pas lindjes dhe Kylie është përgjigjur se për të ka qenë shumë e lehtë, sidomos kur filloi të pranonte ndryshimet në trupin e saj.
Më pas si asnjëherë më parë Kylie ka pranuar se ka strija njësoj si gjithë nënat e tjera dhe se nuk e ka shumë problem këtë gjë.
“Kam strija në gjoks, të pasme dhe kofshë! Nuk i kam hequr akoma. Thjesht i pranova si një dhuratë të vogël nga Stormi”, është përgjigjur ajo kur është pyetur nga një prej ndjekësve.
Ajo gjithashtu ka treguar se nuk ka pasur gjë më të bukur për të kur ndiente vajzën e saj teksa i rritej dhe i lëvizte në bark./Gazeta Sinjali/