Miliarderia më e re në moshë Kylie Jenner, vendosi ta vesh vajzën e saj si vetën për festën e “Halloween”.
22-vjeçarja i ka veshur Stormit një fustan të njëjtë me atë që ajo veshi për mbrëmjen e ‘Met Gala’. Madje ajo kishte marrë edhe një paruke në ngjyrë vjollcë për ta bërë sa më real ‘look-un’.
Pavarësisht se vogëlushja dukej shumë e ëmbël, shumë fansa nuk e kanë pritur mirë këtë maskim për ‘Halloween’. Disa prej tyre e kanë cilësuar si diçka narciste, ndërsa të tjerë thonë se duket që Stormi nuk e ka pëlqyer aspak veshjen, sepse mund të ketë preferuar diçka më të përshtatshme për moshën e saj.
“Stormi: Dua të vishem si derrkucja Pepa. –Kylie: Ti do vishesh si unë dhe do ta pëlqesh shumë, tani qepe gojën dhe pozo”, ka shkruar dikush duke ironizuar Kylie Jenner./Gazeta Sinjali/